NP Higjiena Komunale - Shkup

  / Historiku / RREGULL ME “RREGULLORE”, “UDHËZIME PËR MIRËMBAJTJEN E HIGJIENËS” DHE PUBLIKIMI I EMRAVE NË GAZETË TË ATYRE NJERËZVE QË JANË TË PADËGJUESHËM

RREGULL ME “RREGULLORE”, “UDHËZIME PËR MIRËMBAJTJEN E HIGJIENËS” DHE PUBLIKIMI I EMRAVE NË GAZETË TË ATYRE NJERËZVE QË JANË TË PADËGJUESHËM

 

RREGULL ME “RREGULLORE”, “UDHËZIME PËR MIRËMBAJTJEN E HIGJIENËS” DHE PUBLIKIMI I EMRAVE NË GAZETË TË ATYRE NJERËZVE QË JANË TË PADËGJUESHËM

 

Ndërmjet dy luftërave botërore, numri i të punësuarve në kolonën pastruese lëvizte dhe nuk ishte konstant. Ai numër ishte deri në dyzet pastrues dhe njëjtë po aq njerëz me qere, por sërish për shkak të nevojës së madhe, numri i qereve vazhdimisht rritej.

Ndërmjet dy luftërave botërore, numri i të punësuarve në kolonën pastruese lëvizte dhe nuk ishte konstant. Ai numër ishte deri në dyzet pastrues dhe njëjtë po aq njerëz me qere, por sërish për shkak të nevojës së madhe, numri i qereve vazhdimisht rritej. Me vendosjen e rendit, së pari u hartua një udhëzim për mbledhjen dhe transportimin e mbeturinave nga shtëpitë, rrugët, hotelet, restorantet, e më vonë - aty kah mesi viteve të tridhjeta - është sjell edhe rregullorja e parë sipas së cilës rregullohej çështja e higjienës - komunale të qytetit në Shkup.

Kjo rregullore ishte dokumenti i parë i këtij lloji në një qytet që i takonte Banovinës së atëhershme të Vardarit. Në mënyrë të drejtpërdrejtë ekzistonin rregullat e sjelljes së qytetarëve ndaj higjienës në qytet: prej fshirjes me fshesë të shtëpive dhe oborreve personale, e deri te mbledhja, nxjerrja dhe transportimi i mbeturinave deri në vendin e caktuar për asgjësimin e tyre, furnizim të enëve dhe sanduqëve specialë për ruajtjen e mbeturinave, gjë që veçanërisht iu dedikoheshin hoteleve, restoranteve dhe enteve të ndryshme, deri në gjetjen dhe caktimin e vendeve të posaçme për mbeturina sipas kritereve të përcaktuara. Me këto masa qyteti i Shkupit u nda në disa rajone dhe degë, ndërsa u parashikuan edhe sanksione në formë të gjobave në të holla kundër atyre qytetarëve të cilët nuk iu përmbaheshin rregullave të parashikuara, madje në disa raste ekzistonte dënimi edhe me burg. Është interesante që emrat e atyre njerëzve që e ndotnin qytetin vazhdimisht publikoheshin në organin e komunës, gjegjësisht në gazetën “Skopski gllasnik”.

[ Wednesday, July 14, 2010 ] [ 990 ]

 
Политика на користење колачиња (cookies) Политика на приватност
Back to top
Close Offcanvas Sidebar