NP Higjiena Komunale - Shkup

  / Historiku / TAKSA PËR PLEHRAT SHTËPIAKË 150 DINARË, NDËRSA PËR ATË TË KAFSHËVE PREJ 5 DERI NË 15 DINARË NË MUAJ

TAKSA PËR PLEHRAT SHTËPIAKË 150 DINARË, NDËRSA PËR ATË TË KAFSHËVE PREJ 5 DERI NË 15 DINARË NË MUAJ

 

TAKSA PËR PLEHRAT SHTËPIAKË 150 DINARË, NDËRSA PËR ATË TË KAFSHËVE PREJ 5 DERI NË 15 DINARË NË MUAJ

 

Ekzistonin rregulla të veçanta edhe për bartjen e plehrave nga qyteti. Pushteti i atëhershëm vendosi taksa të veçanta prej të cilave financohej “Kolona pastruese”.

Ekzistonin rregulla të veçanta edhe për bartjen e plehrave nga qyteti. Pushteti i atëhershëm vendosi taksa të veçanta prej të cilave financohej “Kolona pastruese”. Çmimi i taksave caktohej sipas hapësirës prej ku mblidheshin mbeturinat. Kështu pra, për transportimin e mbeturinave nga shtëpitë ku kishte sallon, dhoma të fjetjes, kabinete, trapezari dhe kuzhina, shkupjanët në muaj paguanin nga 150 dinarë.

Për pastrimin e plehrave nga stallat e kuajve, lopëve, dhive, paguhej sipas numrit të krerëve. Për dy krerë kafshë paguhej 5 dinarë, prej dy deri në katër krerë paguhej nga 10 dinarë dhe prej katër deri në gjashtë krerë kafshë paguhej nga 15 dinarë. Bartja e plehrave nga stallat ishte detyrë e pronarit.

Çmimi për pastrimin e dyqaneve ishte 180 dinarë, për hotele dhe kafehane nga 150 dinarë, ndërsa për pastrimin e haneve për qerre, për kafshë, banja dhe mullinj, shkupjanët duhej të paguanin nga 200 dinarë.

Më vonë, me ndarjen e Maqedonisë etnike, Shkupi në vitin 1919 hyn në kuadër të shteteve të porsaformuara të serbëve, kroatëve dhe sllovenëve - SKS. Me formimin e pushtetit të ri okupues, fillon pjesa e vërtetë e organizuar të “Kolona pastruese”. Ajo bëhet pjesë përbërëse e grupit sanitar pranë komunës së Qytetit Shkup, më vonë e emëruar si kryesi qytetare e Shkupit. Përveç asaj që ishte e obliguar për transportimin e mbeturinave nga qyteti “Kolona pastruese”. Kujdesej edhe për transportin e materialit ndërtimor komunal dhe për rregullimin dhe mbushjen e rrugëve në periferi të Shkupit.

Në periudhën prej vitit 1923 e deri në vitin 1926  “Kolona pastruese” nuk i plotësonte nevojat e qytetit, pasi që dispononte me një numër të vogël të kafshëve dhe të qereve. Prandaj, në vitin 1929, Gjyqi urdhëroi që të gjithë qytetarët të sigurojnë teneqe plehrash me kapak ku do t’i mbledhin mbeturinat.

Nëpër rrugët ku zhvillohej komunikacioni hidheshin mbeturina, ujëra të zeza, preheshin dru në trotuare dhe hidheshin bure dhe sëndukë. Si masë mbrojtëse jepeshin urdhra, për mosrespektimin e të cilëve paguhej dënim i caktuar në para.

Aty kah mesi i viteve të njëzeta, është sjell edhe udhëzimi i parë i njohur si “Udhëzim për mirëmbajtjen e higjienës në qytet”. Numri i qereve - që më parë i tërhiqnin kijet, e më pas edhe kuajt - u rrit deri në dyzet. Më pas u blenë auto-stërpikëset e para për larjen e rrugëve të Shkupit dhe kamionët e parë për mbledhjen dhe transportimin e mbeturinave të qytetit. Kjo është edhe koha kur Shkupi nuk posedonte rrjet të zhvilluar të kanalizimeve, andaj çdo shtëpi kishte gropën septike. Qyteti me një temp të përshpejtuar zhvillohej në një qendër bashkëkohore dhe të madhe. Numri i hoteleve dhe restoranteve arriti deri në tetëdhjetë, andaj për këtë shkak u ndërtuan edhe vende të posaçme speciale për larjen e enëve, ndërsa për nxjerrjen e ujërave të pa pastra bliheshin auto-cisterne të cilat i zëvendësuan qeret me bure që deri më atëherë u përdorën për këtë qëllim.

 

[ Wednesday, July 14, 2010 ] [ 1042 ]

 
Политика на користење колачиња (cookies) Политика на приватност
Back to top
Close Offcanvas Sidebar