NP Higjiena Komunale - Shkup

  / Lajme / DIGJEN KATËR KONTEJNERË PËR HEDHJEN E MBETJES KOMUNALE GJATË FUNDJAVËS

DIGJEN KATËR KONTEJNERË PËR HEDHJEN E MBETJES KOMUNALE GJATË FUNDJAVËS

 

DIGJEN KATËR KONTEJNERË PËR HEDHJEN E MBETJES KOMUNALE GJATË FUNDJAVËS

 

Gjatë fundjavës së kaluar, autorë të panjohur dogjën katër enë të destinuara për hedhjen e mbetjes komunale. Janë djegur dy kontejnerë plastikë me nxënie prej 1.1m³, të vendosur në lagjen Novo Lisiçe në komunën Aerodrom të Shkupit, si dhe dy kontejnerë metalikë me nxënie prej 1.1m³, të vendosur në bulevardin Brigada Maqedonase-Kosovare në komunën Çair.

 

Me qëllim për të mos prishur dinamikën e hedhje, mbledhjes dhe transportit të mbetjes komunale, NP Higjiena Komunale - Shkup në afat sa më të shkurë të mundshëm kontejnerët e djegur i zëvendësoi me të rinj.

 

NP Higjiena Komunale - Shkup apelon që të ndalet shkatërrimi i enëve për hedhjen e mbetjes, me qëllim që ekipet e Ndërmarrjes të mund t’i kryejnë në kohë detyrat e tyre të punës në terren, në përputhje me Programin Operativ të Punës. Të gjitha rastet e djegies së kontejnerëve janë raportuar tek organet kompetente dhe pritet të merren masa të përshtatshme për të gjetur dhe sanksionuar autorët.

 

Gjatë javës së kaluar, ekipet e NP Higjiena Komunale - Shkup larguan gjithsej 760 metra kub mbetje komunale të përziera, të vëllimshme dhe ndërtimore të hedhura në sipërfaqet publike dhe të trafikut në të gjitha komunat e Shkupit. Sasia më e madhe e mbetjes nga deponitë e egra - gjithsej 190 metra kub, u pastrua në komunën Qendër.

 

Njëkohësisht, në SHFK „Kiril Pejçinoviq" në komunën e Kisella Vodës u realizuan eko-ligjerata për veprimin e duhur me mbetjen dhe përfitimet nga përzgjedhja e tyre parësore.  Aktivitetet edukative përfshinë gjithsej 100 nxënës të klasave të katërta në shkollë.

 

 

[ Monday, November 16, 2026 ] [ 2 ]

 
Политика на користење колачиња (cookies) Политика на приватност
Back to top
Close Offcanvas Sidebar