NP Higjiena Komunale - Shkup

  / Lajme / GJATË JAVËS SË KALUAR U HIQËN 890 METRA KUB MBETJE NGA DEPONITË E EGRA

GJATË JAVËS SË KALUAR U HIQËN 890 METRA KUB MBETJE NGA DEPONITË E EGRA

 

GJATË JAVËS SË KALUAR U HIQËN 890 METRA KUB MBETJE NGA DEPONITË E EGRA

 

Gjatë javës së kaluar, ekipet e NP Higjiena Komunale - Shkup ngritën dhe transportuan 3600 ton mbetje komunale nga amvisëritë dhe subjektet juridike në territorin e qytetit të Shkupit.

Gjatë së njëjtës periudhë në të gjitha komunat e Shkupit nga sipërfaqet publike dhe të trafikut u hoqën 890 metra kub mbetje të vëllimshme dhe ndërtimore  të hedhura në mënyrë të paligjshme.  Sasia më e madhe e mbetjes së hedhur në mënyrë të paligjshme u ngrit në komunën e Çairit, ku u pastruan gjithsej 220 metra kub mbetje nga deponit e egra.

Javën e kaluar, Eko-patrulla e NP Higjiena Komunale - Shkup përgatiti 26 procesverbale për persona dhe subjekte juridike të kapur gjatë shkeljes së Ligjit për Pastërti Publike. Numri më i madh i procesverbaleve - gjithsej 12, u dorëzuan në territorin e komunës së Çairit në Shkup.

NP Higjiena Komunale - Shkup realizoi  eko-ligjerata për veprimin e duhur me mbetjet në SHFK "Krume Kepeski" në komunën Kisella Vodë. Në aktivitetet edukative morën pjesë gjithsej 90 nxënës nga klasat e gjashta të shkollës, ndërsa qytetarët tanë të vegjël u njohën me mënyrën e duhur të hedhjes së mbetjes komunale, si dhe me përfitimet e përzgjedhjes parësore të tyre.

 

 

[ Monday, November 9, 2026 ] [ 15 ]

 
Политика на користење колачиња (cookies) Политика на приватност
Back to top
Close Offcanvas Sidebar