Për mirëmbajtjen e pastërtisë dhe higjienës në qytet, dikur kujdesej një ekip special e emëruar si “Kolona pastruese”. Marrë në aspektin kronologjik, duke filluar që nga viti 1906, në Shkup formohet grupi i parë për higjienë komunale.
Ekipi i quajtur “Çeta pastruese” ose “Kolona pastruese”, konsiderohej si pjesë e komunës së atëhershme dhe numëronte pesë deri më gjashtë të punësuar. Detyra e tyre ishte fshirja e rrugëve, hapësirës përreth haneve dhe tregjeve, por edhe të marrin pjesë në shuarjen e zjarreve në qytet. Detyrë e tyre ishte që ata vetë t’i siguronin fshesat të cilat më shpesh i bënin nga shelgjet që gjendeshin përreth lumit Vardar. Këta entuziastë vetë i ndërtonin edhe karrocat prej druri në të cilat i vendosnin mbeturinat e mbledhura, të cilat më pas i transportonin ato.




