NP Higjiena Komunale - Shkup

  / Lajme / NP HIGJIENA KOMUNALE-SHKUP LARGOI 620 METRA KUB MBETURINA NGA DEPONITË E PALIGJSHME NË TË GJITHA KOMUNAT E SHKUPIT

NP HIGJIENA KOMUNALE-SHKUP LARGOI 620 METRA KUB MBETURINA NGA DEPONITË E PALIGJSHME NË TË GJITHA KOMUNAT E SHKUPIT

 

NP HIGJIENA KOMUNALE-SHKUP LARGOI 620 METRA KUB MBETURINA NGA DEPONITË E PALIGJSHME NË TË GJITHA KOMUNAT E SHKUPIT

 

Gjatë javës së kaluar, ekipet e NP Higjienës Komunale-Shkup ngritën dhe transportuan 620 metra kub mbeturina të hedhura ilegalisht nga zonat publike dhe të trafikut në territorin e qytetit të Shkupit.

 

U zbatuan dy ndërhyrje të mëdha në kuadër të të cilave u larguan deponi të gjera ilegale në komunat Çair dhe Gazi Baba të Shkupit.

 

Në komunën e Çairit, u krye një ndërhyrje në rrugën Slavej Planina, në afërsi të Teqesë së Shkupit, ku u pastrua një deponi ilegale me afërsisht 150 metra kub mbeturina të rënda, ndërtimore dhe të përziera komunale të hedhura ilegalisht. Në komunën e Gazi Babës, u laguan 130 metra kub mbeturina nga një deponi ilegale e vendosur në rrugën Pero Nakov.

 

Ndërmarja vazhdon me aktivitetet e saj të përditshme për të ruajtur higjienën publike përmes pastrimit manual dhe me makinë dhe larjes së bulevardeve dhe rrugëve kryesore të Shkupit.

 

 

[ Tuesday, April 28, 2026 ] [ 43 ]

 
Политика на користење колачиња (cookies) Политика на приватност
Back to top
Close Offcanvas Sidebar