NP Higjiena Komunale - Shkup

  / Historiku / HIGJIENA KOMUNALE - PREJ FILLIMIT DERI MË SOT

HIGJIENA KOMUNALE - PREJ FILLIMIT DERI MË SOT

 

HIGJIENA KOMUNALE - PREJ FILLIMIT DERI MË SOT

 

Fillimi i shek. XX, Shkupin dhe qytetarët e tij u pasuruan me dobi të shumta qytetëruese. Elementet e një qyteti bashkëkohor vendosen me hartimin e planit të parë urbanistik, me ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit, me formimin dhe rregullimin e Parkut të Qytetit.

Fillimi i shek. XX, Shkupin dhe qytetarët e tij u pasuruan me dobi të shumta qytetëruese. Elementet e një qyteti bashkëkohor vendosen me hartimin e planit të parë urbanistik, me ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit, me formimin dhe rregullimin e Parkut të Qytetit. Investohej edhe në burimet për energji, vendoseshin ndriçime elektrike dhe ajo që, para se gjithash është më e rëndësishme, vendoseshin themelet e pastrimeve të organizuara të rrugëve, mbledhjes së plehrave dhe mbeturinave, si dhe bartjen e tyre

Në atë kohë Shkupi zgjerohej me një intensitet të madh. Vazhdimisht rritej numri i banorëve dhe i lagjeve (të regjistruara gjithsej 76), ndodh edhe vendosja e pllakave nëpër rrugë dhe zgjerimi i tyre, ndërmerren aktivitete pune për rregullimin e brigjeve të lumit Vardar si preventivë nga vërshimet e mundshme, ndërsa fillohet edhe me blerjen e auto-stërpikësve për larjen e rrugëve. Braktiset mënyra e vjetër e mbledhjes së mbeturinave me qere kuajsh dhe blihen kamionë për këtë qëllim.

Me këto ndryshime, Shkupi merr vendin ndër qytetet - që deri më atëherë të rrallë ballkanikë - të cilët higjienës komunale dhe ngritjes së vetëdijes tek qytetarët për ruajtjen dhe përparimin e pastërtisë së qytetit i kushtuan kujdes të veçantë.

 

[ Wednesday, July 14, 2010 ] [ 1077 ]

 
Политика на користење колачиња (cookies) Политика на приватност
Back to top
Close Offcanvas Sidebar