NP Higjiena Komunale - Shkup

  / Historiku / “KOMUNALJA” NË VITIN 1944 ME 243 PUNËTORË

“KOMUNALJA” NË VITIN 1944 ME 243 PUNËTORË

 

“KOMUNALJA” NË VITIN 1944 ME 243 PUNËTORË

 

Që në mbledhjen e parë të Këshillit Nacionalçlirimtar të qytetit Shkup, të mbajtur në nëntor të vitit 1944, iu kushtua kujdes të veçantë higjienës së qytetit, andaj menjëherë u aktivizua veprimtaria e tërësishme komunale, edhe atë prej rregullimit, e deri te pastrimi i rrugëve dhe shtëpive të rrënuara.

Që në mbledhjen e parë të Këshillit Nacionalçlirimtar të qytetit Shkup, të mbajtur në nëntor të vitit 1944, iu kushtua kujdes të veçantë higjienës së qytetit, andaj menjëherë u aktivizua veprimtaria e tërësishme komunale, edhe atë prej rregullimit, e deri te pastrimi i rrugëve dhe shtëpive të rrënuara. Kështu që, në Degën për higjienë komunale të Qytetit Shkup, në vitin 1944 tanimë ishin të punësuar 243 punëtorë me 43 qere kuajsh, dy stërpikëse dhe një kamion prej tre tonelatave për bartjen e ujërave të zeza. Vitet në vijim numri i automjeteve u rrit në 30 sosh, edhe atë si rezultat i kamionëve të dhuruar nga armata e atëhershme. Kryesisht ato ishin automjete për transportimin e mbeturinave nga qyteti.

Pas çlirimit, në kuadër të degës tanimë ekzistuese themelohen edhe punëtori për riparimin e automjeteve mekanike dhe të qereve. Në këtë periudhë, dega për higjienë komunale dispononte me 80 qere kuajsh dhe 120 kuaj, gjashtë cisterna për bartjen dhe transportimin e ujërave të zeza dhe dy cisterna për stërpikje të rrugëve më ujë.

Për shkak të rindërtimit të përshpejtuar të qytetit të rrënuar, numri i të punësuarve në vitin 1964 u zgjerua në 413, ndërsa në vitin 1971 në 503 punëtorë.

Është me rëndësi të përmendim se edhe në vitin 1965 filloi modernizimi i përshpejtuar i auto parkut, kur edhe janë blerë pesë automjete speciale me çengelë dhe tetë auto-cisterne me vakum për larjen e rrugëve publike. Në vitin 1971 numri i automjeteve u rrit edhe për pesë automjete me çengele, tetë automjete speciale të tipit Shkoda, për transport të mbeturinave, shtatë autocisterna dhe një pluhurthithëse për pastrimin e sipërfaqeve të rrugëve. Në periudhën prej vitit 1950, e deri në vitin 1968, tanimë në ndërmarrjen e atëhershme komunale “Gradska çistota” (Pastërita e qytetit), kujdes të veçantë dhe të domosdoshme i kushtohej edhe përmirësimit të standardit jetësor të punëtorëve. Kështu që do të ndërtohen 20 banesa njëdhomëshe për punëtorët, themelohet ambulancë dhe trapezari për ngrënie, ndërtohen pushimore në Pretor dhe pushimore në Ulqin të Malit të Zi, ku qëndronin dhe pushonin të punësuarit dhe familjet e tyre.

 

[ Wednesday, July 14, 2010 ] [ 979 ]

 
Политика на користење колачиња (cookies) Политика на приватност
Back to top
Close Offcanvas Sidebar