MBROJTJE E TË DHËNAVE PERSONALE

 

MBROJTJE E TË DHËNAVE PERSONALE                                              

NP ,,Higjiena komunale’’- Shkup brenda fushës së veprimit të saj, me qëllim të kryerjes së   veprimtarisë së saj,me interes publik nga sfera e veprimtarisë komunale, kryen përpunimin e të dhënave personale të shfrytëzuesve të shërbimeve, personave të punësuar në Ndërmarrje si dhe të subjekteve tjera të të dhënave personale.

MBROJTJE E TË DHËNAVE PERSONALE                                              

NP ,,Higjiena komunale’’- Shkup brenda fushës së veprimit të saj, me qëllim të kryerjes së   veprimtarisë së saj,me interes publik nga sfera e veprimtarisë komunale, kryen përpunimin e të dhënave personale të shfrytëzuesve të shërbimeve, personave të punësuar në Ndërmarrje si dhe të subjekteve tjera të të dhënave personale.

Të dhënat personale përpunohen në mënyrë që të garantohet siguri adekuate,  nëpërmjet shfrytëzimit të masave teknike dhe organizative si dhe me respektimin e parimit për mbrojtjen e të dhënave personale.

Masat teknike dhe organizative për mbrojtjen e të dhënave personale

Në pajtueshmëri me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale Ndërmarrja publike ,,Higjiena komunale’’- Shkup vendosi sistem  të mekanizmit që të garantoj fshehtësinë dhe sigurinë e të dhënave personale duke zbatuar masa të përshtatshme  teknike dhe organizative  të cilat janë të përshkruara në dokumentacionin për masa teknike dhe organizative,  për garantimin e fshehtësisë dhe sigurisë të të dhënave personale edhe atë:

Ø Plan për krijimin e sistemit  të masave teknike dhe organizative për të garantuar fshehtësinë dhe sigurinë e të dhënave personale në NP ,,Higjiena komunale” - Shkup;

Ø Rregullore për masa teknike dhe organizative  për të garantuar fshehtësinë dhe sigurinë e përpunimit  të të dhënave personale të NP ,,Higjiena komunale” - Shkup;

Ø Rregullore për përcaktimin e detyrimeve dhe përgjegjësive të administratorit të sistemit informativ dhe të personave të autorizuar gjatë shfrytëzimit të dokumenteve  dhe  të mjeteve informatike-komunikuese të NP ,,Higjiena komunale” - Shkup;

Ø Rregullore  për paraqitjen, reaksionin dhe sanimin e incidenteve të NP ,,Higjiena komunale”;

Ø Rregullore për mënyrën e përpilimit të kopjes siguruese, arkivimin dhe ruajtjen si dhe kthimin prapa të të dhënave të ruajtura personale të NP ,,Higjiena komunale” - Shkup;

Ø Rregullore për mënyrën e shkatrimit të dokumenteve si dhe mënyrën për ruajtje, fshirje dhe pastrim të mediumeve  të NP,, Higjiena komunale - Shkup;

Ø Rregullore për mënyrën e kryerjes së video-mbikëqyrjes të NP ,,Higjiena komunale” - Shkup.

Të drejtat e subjektit të të dhënave personale

Në pajtueshmëri me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale NP ,,Higjiena komunale” - Shkup ju mundëson subjekteve të të dhënave personale të realizojnë  të drejtën e qasjes dhe përmirësimit të të dhënave të tyre personale.