Selektim i mbeturinave dhe qendrat transferuese

Selektimi i përbërësve të përdorshëm të mbetjeve komunale në vendin e krijimit të tyre - selektimi primar, kontribuon rëndësishëm për cilësinë  e jetesës urbanistike dhe zvogëlimin e sasisë së përgjithshme të mbetjeve, sjell  përfitim ekonomik-financiar dhe e ngrit  vetëdijen dhe përgjegjësinë e krijuesve të mbeturinave dhe dhënësve të shërbimeve.

Në funksion të menaxhimit të integruar me mbetjet komunale, të ashtuquajturat stacione mbingarkuese , gjegjësisht  lokacionet ku janë të vendosura, shfrytëzohen edhe si qendra stacionare transferuese/ oborre të riciklimit ose qendra mbledhëse, në të cilin  kryhet mbingarkim i thjeshtë i mbetjeve komunale.

 Kësi lloj qendrash për transfer duhet të parashihen në çdo komunë të Qytetit të Shkupit.

Gjendja e tanishme me trajtimin e mbeturinave komunale, paraqet selektim primar të pjesërishëm: ambalazha-plastike, letër, karton dhe kanaqe (në pjesën më të vogël të qytetit, me masa simbolike dhe stacionare mbingarkuese të improvizuara) në qendrat e transferimit në Karposh dhe Vardarishte .

Qendra e transferimit në Karposh e shërben të gjithë territorin e Qytetit të Shkupit për ambalazha-plastike, letër, karton dhe kanaqe.

E patjetërsueshme është menaxhmenti i NP “Higjiena Komunale,, të ofroj sistem për mbledhje selektive të mbetjeve – selektim  primar, i ndërlidhur me sistemin e oboreve ricikluese / qendra transferi.

Duke pasur parasysh përvojat botërore, kërkesat organizative-teknike, arsyen ekonomike, specifikimet e jetesës  urbano-qytetare  dhe të tjera, si model më efikas për selektimin primar të mbetjeve komunale imponohet ndarja  e tij në frakcion të thatë ( mbizotrojnë mbeturinat e paketuara) dhe të lagështa (mbizotrojnë mbeturinat biologjikisht të degraduara).

Ndarja e mbetjeve në të thata dhe në të lagështa përputhet me përvojat europjane por edhe me rregullativën tonë ligjore.