Pastrimi i sipërfaqëve publike nënkupton
Mirëmbajtjen e higjienës komunale publike - fshierje dhe larjе si dhe zbrazjen e koshave për mbeturina.
Pastrimi i sipërfaqeve publike në territorin e Qytetit të Shkupit kryhet përmes:
- fshierjes manuale;
- fshierjes makinerike;
- fshierjes manuale me cisterna;
- fshierjes makinerike me cisterna;
- pastrimit.
Pastrimi i sipërfaqeve publike është i varur nga më shumë parametra, edhe atë:
- dendësia e popullatës;
- frekuenca e njerëzve dhe automjeteve motorike;
- shkalla e ndotjes;
- shkalla e pengesave;
- kushtet e trafikut infrastrukturor;
- mënyra e sjelljes së qytetarëve në mjedisin urban.
Për pastrim funksional të sipërfaqeve publike në pjesën urbane të Qytetit të Shkupit është kryer kategorizimi i të njëjtave në tre kategori.
Nga kategorizmi i kryer rrjedh edhe dinamika për pastrimin e sipërfaqëve publike.