Mbledhja e mbeturinave komunale ka ndikim të drejtpërdrejt në ruajtjen e mjedisit jetësor urban nga aspekti sanitarik dhe kuptimi ekologjik.
Grumbullimi i mbetjeve komunale nga territori i qytetit të Shkupit kryhet nga enët për qëndrim të përkohshëm - kontejnerë me vëllim nga 1100 litëra, kontejnerë nëntokësor me vëllim nga 3000 litëra, kontejnerë me vëllim nga 5000 litëra dhe enë të plastikës me vëllim nga 120 litëra.
Transportimi i mbetjeve komunale kryhet me automjete speciale komunale, të përshtatura për enët e vendosura, për qëndrimin e tyre të përkohshëm.
Dinamika e grumbullimit dhe transportimit të mbeturinave komunale nga territori i qytetit të Shkupit përcaktohet në varësia nga:
- Dendësia e popullsisë;
- Sasia e mbetjeve komunale të gjeneruara;
- Struktura e mbetjeve komunale;
- Mënyra e sjelljes së përdoruesve në mjedisin urban;
- Kushtet e infrastrukturës të trafikut;
- Lloji dhe numri i enëve të vendosura për mbetje komunale.
Për mbledhjen dhe transportimin e përgjithshëm të mbetjeve komunale sipas dinamikës së përcaktuar në territorin e qytetit të Shkupit e përfshirë me planin e përgjithshëm urban është i ndarë në një numër të përshtatshëm blloqesh.
Grumbullimi dhe transportimi i mbeturinave komunale në territorin e qytetit të Shkupit kryhet nga persona fizik / amvisëritë dhe personat juridik.