Misioni dhe vizioni

 

Misioni dhe vizioni

 

Misioni themelor i NP “Higjiena komunale” - Shkup, thotë: “Shkup i pastër dhe qytetarë të kënaqur”.

 

Misioni themelor i NP “Higjiena komunale” - Shkup, thotë: “Shkup i pastër dhe qytetarë të kënaqur”.

Udhëheqja me ndërmarrjen komunale

Procesi për sjelljen e vendimeve është dinamik. Vet udhëheqja është lidhshmëri e proceseve të planifikimit, koordinimit, kontrollimit dhe komunikimit me aktivitetet prodhuese, të marketingut, me aktivitetet financiare, kadrovike dhe me aktivitetet e ngjashme të ndërmarrjes, në pajtueshmëri me strukturën e saj organizative.

Komunikimi, rrjedha dhe këmbimi i informatave nga aspektet e ndryshme të sjelljes së të autorizuarve në procesin e vendimmarrjes.

 

Vendimet sjellën në selinë e ndërmarrjes komunale.

Vendimet sjellën në nivel të Këshillit Drejtues dhe me vendimmarrje të përbashkët ndërmjet ndërmarrjes publike komunale dhe Këshillit drejtues të ndërmarrjes.

Aspektet financiare, hulumtimet dhe aktivitetet zhvillimore janë nën kompetencat e vendimmarrjes së ndërmarrjes komunale, ndërsa reklamimi, promovimi i prodhimeve, çështjeve kadrovike dhe vendimet rutinore prodhuese janë ndarë në mënyrë të barabartë ndërmjet ndërmarrjes komunale dhe Këshillit Drejtues. Ndërmarrja komunale nuk vendos për dividendin, hulumtimet, zhvillimin, etj.

Prej këtu shihet se ato gëzojnë pozitë vartëse në raport me Këshillin Drejtues të ndërmarrjes, ndërsa pavarësia më e madhe është për vendimet personale, por në nivel më të lartë, e jo për menaxhuesit drejtues për të cilët është e nevojshme leje nga Këshilli Drejtues i ndërmarrjes.

 

Menaxhimi me ndërmarrjen komunale

Nga të gjithë faktorët të cilët janë në sferën e biznesit komunal, më e rëndësishme është çështja e menaxhimit me resurset njerëzore. Pa njerëz të stërvitur është e pamundur që të shfrytëzohen arritshmëritë e industrisë dhe informatikës bashkëkohore, e as që mund të tejkalohen dhe të integrohen hapësirat e veprimtarisë të firmave komunale në korniza globale. Për atë shkak definohet ekzistimi i nevojës në kapital njerëzor ku do të koncentrohet dituria, aftësitë, informatat dhe zbatimi i tyre për udhëheqje korrekte me kuadrot, raporte dhe sjellje profesionale ndërmjet kolegëve, shfrytëzuesve, të autorizuarve, disiplinës së punës, etj. NP “Higjiena komunale” mban llogari për koloritin e përbërjes nacionale të të punësuarve, pagat e tyre, bisedimet për të drejtat dhe kompensimet e tyre. Për një zhvillim korrekt të vetëdijes tek të punësuarit në vitin 2007, është implementuar Kodeksi i sjelljes profesionale, bonton i NP “Higjiena komunale”.

 

Organizimi në ndërmarrjen komunale

Ajo që ka lidhje me kuadrot, është me rëndësi që ndërmarrja të mundësojë shprehjen e aftësive menaxhuese  të cilët do të udhëheqin ndërmarrjen drejt realizimit të qëllimit të saj. Të vendoset bazë mbështetëse për përsiatje strategjike dhe për hartimin e vizionit se në cilin drejtim është i mundur zhvillimi i ndërmarrjes. Menaxheri duhet të jetë i gatshëm për t’i pranuar dallimet të cilat ekzistojnë dhe të ketë përcaktim dhe simpati në nxitjen e njerëzve që të motivohen dhe të punojnë në kushte të ekzistimit të sisteme të ndryshme me vlerë. Kjo do të thotë se dituria e tij duhet të adaptohet në nevojat operative të ndërmarrjes, të strategjisë së saj dhe teknologjisë. Për atë qëllim, shkathtësitë dhe aftësitë e tij, duhet të jenë shprehur përmes aftësive për planifikim dhe organizim, pavarësi, iniciativë, shkathtësi komunikatave, tolerancë dhe aftësi për rikthim të shpejtë në gjendjen e mëparshme. Menaxherët komunal duhet të posedojnë qëndrim për përsiatje publike, fleksibilitet, realizëm dhe kuptueshmëri multikulturore për rivendosje dhe klasifikim sa më të lehtë të aktiviteteve të nevojshme, grupim të aktiviteteve të cilat janë të domosdoshme për arritjen e qëllimeve. Struktura organizative është funksionale po qe se ua mundëson individëve për të kontribuar në realizimin e qëllimeve të ndërmarrjes, por me pasoja dhe shpenzime minimum të padëshiruara. Po qe se funksionet janë qartë të definuara, atëherë edhe rezultatet të cilat priten, aq më lehtë është që të bëhet struktura e organizatës, gjegjësisht ekzistimit të principit të baraspeshës nga e cila varet efektiviteti, principin e fleksibilitetit si strukturë që është e gatshme të reagojë në ndryshime.

 

Strategjia e ndërmarrjes komunale

Strategjia e ndërmarrjes dhe struktura e saj organizative është e ndërlidhur mes vete dhe ndikon në suksesin e ndërmarrjes komunale. Lidhshmëria funksionale të pjesëve të ndërmarrjes e orientuar kah vendet e huaja: struktura e sektorit ku çdo sektor prodhues ose shërbyes, është përgjegjës për sferat funksionale ashtu që të gjitha aktivitetet mund të koncentrohen në më shumë sektorë ose vetëm një sektor ku gërshetohen të gjitha ndikimet strategjike të ndërmarrjes në vend ose jashtë shtetit. Me diverzifikacionin dhe globalizimin paraqitet struktura e re e organizimit ose struktura e orientimit global, pjesët e ndryshme të ndërmarrjes informohen në drejtim të sektorëve të ndryshëm në kuadër të ndërmarrjes. Kjo shpie drejt specializimit të ngushtë dhe efektivitet më të lartë në nivele të ndryshme. Për atë qëllim NP “Higjiena komunale” i miratoi dhe i implementoi ISO standardet.