Politika për cilësi

 

Politika për cilësi

 

NP Higjiena komunale - Shkup (HKSh) synon ngritjen e kualitetit të higjienës komunale dhe ndërtimit të mekanizmave të sistemit të qëndrueshëm për menaxhim me mbeturina;
HKSh synon të mirëmbajë ekip me personel të motivuar dhe kualifikim të lartë, mban llogari për mirëmbajtjen e ambientit të përshtatshëm krijues, ku çdo zbatues është i vetëdijshëm për rëndësinë e veprimeve të veta dhe përmbushjen e kërkesave të shfrytëzuesve dhe prosperitetin e Ndërmarrjes;
HKSh implementon të gjitha ndryshimet pozitive në sferën e shërbimeve komunale, me qëllim – rritjen e pastërtisë në Qytet;
HKSh përforcon dhe avanson bashkëpunimin ndërkombëtar në sferën e menaxhimit
të mbeturinave;
HKSh ngrit nivelin e diturisë tek të rinjtë, me akcent të veçantë në rritjen e higjienës në Qytet;
HKSh në mënyrë aktive merr pjesë dhe kontribuon në ruajtjen e mjedisit jetësor ;
HKSh vepron në kahjen e implementimit të trendeve më të reja në sferën e menaxhimit me mbeturinat komunale;
HKSh përkrah Sistemin e selektimit të mbeturinave me të cilin zvogëlohet ndotja e
ambientit jetësor;
HKSh përkrah Sistemin për menaxhim me kualitet, në pajtueshmëri me kërkesat e standardit ndërkombëtar ISO 9001:2008;
HKSh definon dhe revidon politikën e vet përmes vendimeve të sjellura nga Këshilli për kualitet.
HKSh zbaton qasje proçesore drejt krijimit dhe ngritjes të Sistemit për menaxhimin me
kualitet. Në këtë drejtim bënë ,identifikimin, planifikimin, zbatimin, kontrollin dhe
përmirësimin e vazhdueshëm në të gjitha proçeset që ndikojnë në kualitetin e
shërbimeve të Ndërmarrjes;
Udhëheqësia e NP”Higjiena komunale” – Shkup periodikisht kryen kontrollin e
politikës, funkcionimit të Sistemit për menaxhim me kualitet, përmbushjen dhe
përcaktimin e qëllimeve të reja për kualitet.

 
Drejtor
Abdusamed Shabani