Rreth nesh

 

NP ,,Higjiena komunale’’ - Shkup, themelues i së cilës është Qyteti i Shkupit është njëra nga ndërmarrjet më të mëdha në sferën komunale të Republikës së Maqedonisë.

NP ,,Higjiena komunale’’ - Shkup, themelues i së cilës është Qyteti i Shkupit është njëra nga ndërmarrjet më të mëdha në sferën komunale të Republikës së Maqedonisë.

Në ekzistimin dhe veprimin e saj mbi njëqindvjeçarë NP ,,Higjiena Komunale’’ - Shkup,  me sukses kujdeset për mirëmbajtjen e pastërtisë publike në territorin  e Qytetit të Shkupit. Duke u zhvilluar njëkohësisht me zhvillimin dhe modernizimin e Shkupit, me organizmin e mirë, efikasitetin, përgjegjshmërinë dhe disiplinën, NP ,,Higjiena Komunale’’ është zhvilluar si lider në fushën e veprimtarisë komunale në shtet.

Në ndërmarrje janë të punësuar rreth një mijë punëtorë dhe e njëjta ka në dispozicion mbi 130 automjete speciale komunale për grumbullimin dhe transportimin  e mbeturinave komunale dhe për kryerjen e veprimtarive të tjera të cilët janë në kompetencë të Ndërmarrjes.

 

KUJDES I PËRDITSHËM PËR PASTËRTINË PUBLIKE DHE IMAZHIT URBAN TË MATREPOLIT TË MAQEDONISË

-  Grumbullimi dhe transportim i mbeturinave komunale nga kontejnerët e vendosur në sipërfaqet publike, nga enët plastike të vendosura tek amvisëritë individuale dhe nga enët për mbeturina në qytetin e Shkupit, në tre ndërrime gjatë 24 orëve, shtatë ditë në javë, 365 ditë në vit. Shërbehen mbi 140 mijë amvisëri dhe dhjetë mijë subjekte ekonomike si dhe institucione nga mjediset e qytetit dhe ato rurale. Në deponinë ,,Drislla’’ në vit transportohen dhe deponohen mbi 130 mijë tonelata mbeturina komunale.

-  Mirëmbajtja e sipërfaqeve publike të komunikacionit në territorin e qytetit të Shkupit që nënkupton pastrim manual, larje dhe fshirje me makinë.

-  Selekcionimi i paketimit dhe mbeturinave nga paketimet (plastika, letra dhe kënaçe) në mbi 250 kontejnerë rrjetë, të vendosur në vende të shumta në territorin e qytetit të Shkupit dhe rreth një mijë sete nga katër kontejnerë plastik të vendosur në institucionet publike dhe arsimore.

-  Përpunimi dhe paketimi i mbeturinave të selektuara në qendrat për selektim që gjenden në  Karposh 3 ku janë vendosur enë speciale në të cilat qytetaret e qytetit të Shkupit munden t’i lënë mbetjet e tyre të panevojshme të vëllimshme, elektronike, të qelqit dhe metalike.

-  Qendra strehimore për përkujdesjen e kafshëve të pastrehë ,,Vardarishte’’ ku me sukses zbatohet Projekti për trajtim human të kafshëve të pastrehë në territorin e qytetit Shkupit sipas programit ,, Catch, neuter, release’’ (,,kape, sterilizo, kthe’’), e menduar nga Shoqata Botërore për mbrojtjen e kafshëve (ËSPA) dhe Shoqata Mbretërore për Mbrojtjen e Kafshëve të Britanisë së Madhe (RSPCA), dhe mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO).

-  Edukimi i popullsisë së re për qëndrimin e duhur ndaj higjienës dhe mjedisit jetësor.

- Mbështetje dhe organizim i manifestimeve publike nga aspekti i mirëmbajtjes së higjienës publike.

- Eko-patrulla e cila është e obliguar të konstatojë parregullsitë e mbeturinave të hedhura komunale dhe të merr masa specifike për mbrojtjen e mjedisit jetësor. I edukon qytetarët për mënyrën e qasjes me mbeturinat komunale dhe respektin për rendin e vendosur komunal në qytet, me qëllim që të ruhet mjedisi i shëndetshëm jetësor.

 

POLITIKA JONË PËR ZHVILLIM

 

Vizioni i NP ,,Higjiena komunale’’- Shkup është ,,Shkup i pastër dhe qytetarë të kënaqur’’.

Për të realizuar këtë vizion, në punët tona zbatojmë standardet evropiane dhe sjellim teknikën dhe teknologjinë më bashkëkohore.

Për të rritur efikasitetin dhe efektivitetin në kryerjen e funksioneve të Ndërmarrjes dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve është futur standardi i cilësisë ISO 9001:2008.

Në Ndërmarrje është futur në përdorim sistem informativ bashkëkohor që mundëson zbatimin e informatikës teknologjike në punën e përditshme (prania e aplikacioneve të shumta softuerike). Është instaluar një qendër moderne kompjuterike me katër softuer, me lidhje optike, me më shumë se 120 stacione pune në një rrjet të vetëm informativ.

NP ,,Higjiena komunale’’- Shkup, përpunoi një faqe interneti të re funksionale, nëpërmjet së cilës prezanton aktivitetet e saja të përditshme dhe u mundëson qytetarëve të marrin në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë të gjitha informacionet e nevojshme në lidhje me shërbimet e ofruara nga Ndërmarrja,  e cila siguron transparencë të plotë në punë.

Qëllimi ynë është përmbushja dhe tejkalimi i pritjeve të shfrytëzuesve tanë. Për atë shkak edhe në periudhën e ardhshme në mënyrë jo vetjake dhe me përkushtim do të mundohemi në vazhdimësi të rrisim cilësinë e shërbimeve tona.