NP Higjiena Komunale - Shkup

  / Lajme / NP HIGJIENA KOMUNALE-SHKUP U FURNIZUA ME PESË KAMIONË TË RINJ PËR MBLEDHJEN DHE TRANSPORTIN E MBETJES KOMUNALE

NP HIGJIENA KOMUNALE-SHKUP U FURNIZUA ME PESË KAMIONË TË RINJ PËR MBLEDHJEN DHE TRANSPORTIN E MBETJES KOMUNALE

 

NP HIGJIENA KOMUNALE-SHKUP U FURNIZUA ME PESË KAMIONË TË RINJ PËR MBLEDHJEN DHE TRANSPORTIN E MBETJES KOMUNALE

 

NP Higjiena Komunale-Shkup sot promovoi furnizimin me pesë automjete të specializuara komunale – kamionë për mbledhjen dhe transportin e mbetjes komunale. Automjetet janë të markës Iveco dhe do të përdoren për mbledhjen dhe transportin e mbetjes komunale nga kontejnerët për amvisëritë kolektive si dhe nga koshat e shpërndarë në amvisëritë individuale në territorin e qytetit të Shkupit. “Pesë automjetet e reja të specializuara komunale – kamionë janë pjesë e furnizimit të madh që NP Higjiena Komunale-Shkup e filloi ne fillimin të këtij viti, në kuadër të të cilit deri tani janë lëshuar në përdorim edhe dhjetë makina për fshirjen e sipërfaqeve publike dhe të trafikut. Deri në fund të këtij viti do të furnizohemi edhe me 32 automjete të specializuara komunale – autocisterna, kamionë, automjete vetë ngritës dhe kiperë, me çka në masë të madhe do përmbyllim përtërirjen e parkut vozitës të Ndërmarrjes ”- tha Drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup, Abdusamed Shabani.
[ Saturday, June 19, 2021 ] [ 58 ]

 

Lajme

Back to top
Close Offcanvas Sidebar