NP Higjiena Komunale - Shkup

  / Lajme / NP HIGJIENA KOMUNALE-SHKUP PASTRON DEPONINË E MADHE TË EGËR NË KOMUNËN E SARAJIT

NP HIGJIENA KOMUNALE-SHKUP PASTRON DEPONINË E MADHE TË EGËR NË KOMUNËN E SARAJIT

 

NP HIGJIENA KOMUNALE-SHKUP PASTRON DEPONINË E MADHE TË EGËR  NË KOMUNËN E SARAJIT

 

NP Higjiena Komunale-Shkup këto ditë filloi me largimin e deponisë tejet të madhe në komunën e Sarajit, në rrugën drejt vendbanimit Rashçe. Aktivitet për pastrim zhvillohen në koordinim me Qytetin e Shkupit dhe Komunën e Sarajit. “Ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup tashmë disa ditë punojnë për të pastruar mbetjen që është shtresuar në afërsi të vendbanimit Rashçe, ku për një periudhë me të gjatë është hedhur mbetje nga ndërtimtaria, mbetje e vëllimshme dhe mbetje e përzier komunale, që ka sjellë krijimin e kësaj deponie të egër tejet të madhe. NP Higjiena Komunale-Shkup në fillim të vitit realizoi aktivitete të shumta për largimin e deponive të egra të cilat ndotin mjedisin jetësor dhe rrezikojnë shëndetin e njerëzve. Presim që nga ky lokalitet do të largohen mbi 3000 metër kub i mbetjes së hedhur në mënyrë të pandërgjegjshme”- theksoi Drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup, Abdusamed Shabani.

[ Monday, June 14, 2021 ] [ 64 ]

 

Lajme

Back to top
Close Offcanvas Sidebar